SHOWBIZ

Zëri i Elitës dhe Gjikos hedh hapat e parë, Gjiko e ka një porosi për të

Gjiko me anë të një video ka treguar se sot ka ecur djali i tij i vogël 

Në këtë video, ku dëgjohet edhe zëri i prezantueses Elita Rudi, gruas se Gjikos, shihet Gjiko duke u përkujdesur për ecjen e Zërit derisa ai shkon në drejtim të nënës së saj.

“Sot i bone hapat e para , në jetë ka me të ndodh që ki mu rrxu e ki mu qu shpesh herë, s’ka dert a bon hapa të mëdhenj a të vegjël , me rëndësi o me hec përpara , jeta osht ni udhtim qe s’bon kurr mu ndal  te dua shishkano”, ka shkruar ai në këtë postim.

Edhe Gjiko edhe Elita janë në vetizolim që prej shfaqjes se pandemisë Covid-19 dhe duket se Zëri gjeti momentin që të ecë pikërisht në kohë të koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *