HOROSKOPI

Virgjëresha / Horoskopi Vjetor 2020: Dashuria, Shëndeti, Paraja dhe Këshilla

Për të ruajtur kontrollin në jetën tuaj gjatë këtij viti duhet të ruani distancën në shumë situata por edhe të mbani një ndjenjë të fortë drejtëse. Do të preferoni t’ia lini fitoret dhe aritjet triumfante të tjerëve, teksa vetë do të impononi prezencën tuaj përmes mënyrës së veçantë të besnikërisë dhe përkushtimit.

Karriera, qëllimet dhe idetë tuaja përgjatë 2020-ës zënë vendin kryesor. Ngritja në detyrë por edhe ndryshimi i punës që do t’ju hapë një sërë mundësish të reja nuk përjashtohen.

Jeni praktik dhe i shikoni gjërat në detaje, por për t’i hapur rrugë arritjeve më të mëdha do t’ju duhet të bëni disa ndryshime në rutinën tuaj.

Periudhat më dinamike do të jenë në qershor dhe nëntor. Gjithçka ka të bëjë me lidhjet që do të krijoni me ata që ju rrethojnë, për të ndarë me ta idetë dhe ëndrrat, si dhe të jeni më i hapur në aspektin emocional.

Dashuria

Progresi emocional në një marrëdhënie do të jetë çelësi i stabilitetit deri në mes të muajit prill, prisni që i/e dashura tuaj t’ju ofrojë fjalë të ngrohta, premtime dhe propozime intriguese, por shumë pak vepra.

Por mos u shqetësoni, lëvizjet planetare tregojnë për ndryshime radikale pozitive pas 21 prillit që do të zgjasin për 3 vitet e ardhshme.

Pasionet romantike dhe qëllimet e përbashkëta do të jenë të pa diskutueshme deri në fund të qershorit. Më pas do t’i dedikoheni zhvillimeve në familje duke ndryshuar dukshëm dinamikat.

Shfrytëzojeni këtë periudhë për t’i treguar njerëzve tuaj të dashur mendimet dhe përkushtimet afatgjata tuaja. Komunikimi pozitiv dhe debati konstruktiv do ta shtyjnë para marrëdhënien tuaj.

Virgjëreshat që janë vetëm, do të shohin zhvillime të reja. Marrëdhënie që mund të përfundojnë në bashkëjetesë por edhe lidhje që mund të sjellin stabilitet financiar përveç se emocional. Në fund të qershorit, çështjet familjare do të jenë prioriteti tuaj kryesor.

Pas gushtit i vjen fundi një sërë paqartësive të një lidhjeje romantike por edhe komplikimeve sociale. Prisni progres domethënës në dashuri dhe ndryshime pozitive familjare gjatë dimrit të 2020-ës.

Shëndeti

Gjatë vitit 2020 nuk do të keni probleme serioze me shëndetin. Kujdes, shqetësime të vogla mund të vijnë nga sistemi tretës dhe mëlçia, ndaj rekomandohet t’i kushtoni vëmendje të veçantë dietës tuaj. Shmangni ushqimet e rënda.

Neglizhenca me ushqimin mund t’ju shkaktojë probleme në stomak, keqtretje por edhe nivele të larta kolesteroli.

Muajt më të mirë për shërimin e trupit tuaj janë muajt e verës, ndaj nëse keni ndërmend të nisni një trajtim, ndërhyrje sugjerohet kjo periudhë.

Për t’u ndjerë mirë dhe plot energji çdo ditë si dhe për të patur një sistem të fortë imun, rekomandohet të provoni trajtimet alternative si SPA, masazh por edhe çdo lloj aktiviteti tjetër që ju jep kënaqësi.

Paraja dhe karriera

Gjatë këtij viti do të keni punë, punë dhe shumë punë. Çdo gjë gjendet aty, mundësitë e reja dhe stabiliteti financiar.

Por gjatë këtij viti do të arrini të thyeni disa barriera që ju kanë penguar të avanconi vitin e kaluar.

Tregoni më tepër shpirt dhe kofidencë ndaj eprorëve tuaj por edhe ndaj njerëzve me influencë rreth jush.

Tregojini idetë me zë të lartë dhe rrëmbeni rolin e liderit sa herë ju jepet mundësia.

2020-a mund të jetë viti i transformimit rrënjësor të sipërmarrjeve tuaja, nëse arrini të kapni momentin e duhur. Mos iu trembni gjërave të reja, edhe kur bëhet fjalë për të ndërruar punën. Kini besim në vete dhe të jeni më të përgatitur të kapni çdo mundësi që vjen drejt jush.

Këshilla:

Janar: Do jetë një muaj heretik, me pak progres në punë

Shkurt: Fokusohuni në mbledhje informacioni, të mësoni sa më tepër gjëra të reja

Mars: Zhvillimet të mëdha në aspektin financiar, në punë dhe trajnimin profesional

Prill: Mos neglizhoni shëndetin, shmangni lodhjet ekstreme

Maj: Një pauzë në angazhimet profesionale, shfrytëzojeni t’i dedikoheni familjes dhe partnerit/es

Qershor: Qëndroni i fokusuar te qëllimet, edhe nëse duhet të bëni kompromise

Korrik: Performanca juaj varet së tepërmi nga performanca e kolegëve dhe eprorëve

Gusht: Emocione intense, beqarët do të gjejnë dashurinë këtë muaj

Shtator: Miqtë dhe të afërmit do të tregojnë mbështetje financiare nëse keni nevojë

Tetor: Gjeni kohë të relaksoheni, udhëtimet e shkurtra sugjerohen

Nëntor: Gjeni balancën mes shplodhjeve të gjata dhe punëve të lodhshme

Dhjetor: Këtë muaj kujdes! Fati nuk është me ju për sa i përket buxhetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *