SPORT

“Unitedit i duhen tri transferime të mëdha për të rivalizuar Liverpoolin për titull” – kështu shpreson Va nder Sar

Edwin va nder Sar ka thënë se Manchester United duhet t’i bëjë tri transferime të mëdha, në mënyrë që të rivalizojë Liverpoolin për titull të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq nuk e kanë shijuar titullin e ligës angleze nga sezoni 2012/13, duke kaluar nëpër kriza të thella ndër vite.

Portieri i tyre legjenda ka thënë se me tri transferime të mëdha, shpreson që klubi të rikthehet në garë për titull dhe t’i kënaq edhe tifozët që ka kohë që presin.

“Muaji i mjaltit për Solakjer ka përfunduar edhe pse ka ecuri të mirë. Por, më pas ata hasën në rrugë të vështirë dhe mendoj se në javët e fundit para se të suspendohej futbolli ata kanë luajtur mirë”, ka thënë Va nder Sar.

“Pikët ishin duke ardhur për ta. Kishin rezultate të mira, por kjo nuk mjafton që ata të fitojnë titullin e Ligës Premeir apo të garojnë për të”.

“Shpresoj që United t’i bëjë tri transferime të mëdha, në mënyrë që të rivalizojnë Liverpoolin dhe Manchester Cityn për titull”, ka shtuar më tej ai.

Manchester United ka bërë në verën e kaluar disa transferime të mëdha si Harry Maguire dhe Aaron Wan-Bissakan, por kanë humbur sulmuesin Romelu Lukakun, e që në këtë verë do të pritet t’i bëjnë disa prurje të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *