HOROSKOPI

Thjesht për se….? Atëherë zgjidhni këto 3 shenja hosroskopi!

Nëse e keni ndarë mendjen për të kaluar një fundjavë pasionante, dy ditë të paharrueshme në bregdet, shumë qejf dhe asgjë serioze, besojmë e dimë se çfarë ju duhet: një nga tre shenjat më të mirëkuptueshme të zodiakut kur vjen puna te one-night stand.

Dashi

Si shenjë pasionante, partnerët në shenjën e dashit dallohen për një performancë seksuale elitare, ku egoja e theksuar i shtyn të bëjnë gjithçka të jetë e mundur që partnerja të kënaqet. Po e bëjnë për veten që ta dish, jo për ty. Kështu mund të përfitoni nga temperamenti i tyre dhe të kënaqeni në maksimum.

Binjakët

Gjatë një nate me të do të mësoni diçka më shumë rreth seksit, sepse binjaku ka përherë një të re. Po kështu të nesërmen do të jeni të qeta, ai e kupton shumë mirë që gjithçka është mbyllur këtu dhe s’do të keni probleme.

Akrepi

Kush nuk e njohu një akrep dhe nuk e pa se sa pasionantë janë. Një akrep s’të fal kur vjen puna tek seksi. Ti ke për të dalë e rraskapitur nga ajo dhomë! E mira e tyre është se ata e ndajnë dashurinë nga seksi kështu që jeni rehat nga kjo pjesë. Për të mos thënë që do të jeni ju që do t’i kërkoni sërish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *