LAJME

Takimi në Bruksel, Vuçiq me kuriozitet shikon shoqërinë e Thaçit me Borellin

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë duke marrë pjesë në një takim joformal në Bruksel me udhëheqjen e re të Bashkimit Evropian.

Kosovën në këtë takim është duke e përfaqësues presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Në një nga fotot, të cilat janë publikuar nga media ndërkombëtare, shihen liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së duke shkuar për të bërë një fotografi të përbashkët.

Në këtë foto,  shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, është parë i shoqëruar me Thaçin derisa Vuçiq që ka ecuar bashkë me Gjukanoviqin ka parë me kuriozitet këtë skenë.

Në këtë takim pritet të flitet për zgjedhimin e BE-së, derisa presidenti i Kosovës ka paralajmëruar se sërish do të kërkoj liberalizimin e vizave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *