SPORT

Sterling tallet me Phil Jones: Ai do të ishte krenar me mua

Raheem Sterlingu u tall për shprehjen në fytyrën e tij në një moment gjatë fitores së Manchester Cityt kundër Dinamo Zagrebit, duke pretenduar se Phil Jones do të ishte krenar për atë gjest në anësorit anglez.

Pasi veçse e kishte siguruar kualifikimin në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve nga grupi C, Manchester City e siguroi me lehtësi një fitore me rezultat 4;1 kundër Dinamo Zagrebit në Kroaci, për ta mbyllur grupin me 14 pikë, si lider, transmeton Gazeta Express.

Zagrebi u eliminua pas disfatës kundër skuadrës së Pep Guardiolës, pasi që Atalanta arriti ta sigurojë një vend në 1/8 e finales në mënyrë mbresëlënëse, me shtatë pikë, pasi e mposhti Sahkhtar Donetskin 3:0 në Ukrainë.

Sterlingu nuk arriti ta shënojë golin e tij të gjashtë në Evropë për këtë sezon, përkundër që pati raste të mira gjatë ndeshjes. Anglezi iu referua pikërisht një rasti të tillë në Twitter pas ndeshjes, duke e theksuar shprehjen e çuditshme në fytyrën e vet.

Ai i postoi katër fotografi të veta në llogarinë e tij, duke shkruar “Phil Jones do të ishte krenar”, duke iu referuar famës së mbrojtësit të Manchester Unitedit për shprehjet e çuditshme të fytyrës që i bën ai gjatë ndeshjeve.

Vetë Jones e zbuloi në fillim të këtij viti se ai ngacmohet nga bashkëlojtarët e tij në Manchester United për shprehjet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *