SPORT

Solskjaer dëshiron përvojë në mbrojtje, Godin konsiderohet zgjedhja e duhur

Manchester Unitedi është duke planifikuar transferimin e mbrojtësit veteran, Diego Godin, i cili aktualisht është pjesë e Interit.

34-vjeçari nuk është më i dëshiruar nga trajneri Antonio Conte, pasi nuk i është përshtatur sistemit të tij të lojës prej se u transferua nga Atletico Madridi.

Nga ana tjetër, Corriere dello Sport ka raportuar se Djajtë e Kuq e kanë rikthyer interesimin për futbollistin uruguaian.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer dëshiron më shumë përvojë në mbrojtjen e Unitedin dhe e konsideron Godinin si lojtarin e duhur për ta plotësuar fazën defensive.

Mbrojtësi ka kontratë me Nerazzurrët deri në vitin 2022, mirëpo nuk pritet që ta përfundojë kontratën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *