HOROSKOPI

Shigjetari / Horoskopi Vjetor 2020:Dashuria, Shëndeti, Paraja dhe Këshilla

Disa nga aspektet më energjike gjatë vitit 2020 do të jenë partneriteti në punë, dashuria në familje dhe çdo lloj tjetër marrëdhënie mes jush dhe personave që ju rrethojnë si të afërmit e shoqëria.

Nga romantizmi dhe intimiteti, te ndërlidhjet në biznes dhe përkushtimet e tjera qoftë në shoqëri apo punë, aleancat forcohen gjatë këtij viti.

Ka rregulla dhe udhëzime për të ndjekur, por midis tyre ka edhe mundësi të mira për marrëdhënie të reja që janë të ndërtuara mbi besim, dashuri dhe respekt.

Të përkushtoheni më tepër emocionalisht ndaj obligimeve si dhe të gjeni lidhje më empatike në botën tuaj të brendshme do të thotë ta bëni këtë vit më të ndritur.

Eklipsi i plotë i Diellit që ndodh në shenjën tuaj, do të sjellë mundësi të fuqishme në jetën tuaj. Bëhuni gati të kapni ato ëndrra dhe qëllime që keni vite që po i ndërtoni.

Dashuria

Të dashuruarit shumë herët gjatë këtij viti do të arrijnë të braktisin zakonet e vjetra dhe idetë e dala mode. Në muajt e parë të 2020-ës partneri/ja do të tregojë vëmendje në ekzaminimin me kudjes të sjelljes tuaj.

Disa nga fushat ku duhet të tregoni kujdes janë marrëdhëniet tuaja me të afërmit, shëndeti dhe planifikimi afatgjat financiar. Gjatë muajve të ardhshëm do të keni mundësi të eksploroni opsione të reja, teksa do të ndjeni një pavarësi sociale nga partneri/ja tuaj.

Këtë vit i vjen fundi edhe disa marrëdhënieve jo produktive me miq të familjes dhe të afërm.

Shumë prej jush të shenjës së Shigjetarit do të përballeni me një dallgë të fortë sensualiteti fizik dhe tërheqje romantike mes marsit dhe prillit. Gjatë kësaj periudhe do të përjetoni zgjim të vetëdijes dhe gjallëri fizike.

Shigjetari beqar/e gjithashtu do të përjetojë tërheqje të fortë ndaj kolegëve, një partneri/e në punë apo në biznes.

Nëse ndodh kështu, avanconi me ngadalë dhe prisni për atë konfirmim të dukshëm. Gjatë qershorit, një tërheqje e fortë romantike do të jetë thuajse e pa evitueshme.

Pas qershorit, partneri/ja tuaj do të fokusohet së tepërmi në biznes, propozime financiare apo mundësi në karrierë.

Tregohuni mbështetës dhe prisni deri sa paqartësive t’u vijë fundi. Gjatë problemeve që mund të hasë partneri/ja tuaj, ju takon juve të jeni zëri i arsyes. Ai/ajo do ta vlerësojë së tepërmi përpjekjen tuaj.

Shëndeti

Ky do të jetë një vit i mbarë për shëndetin tuaj. Përpjekjet që keni bërë më parë për të përmirësuar shëndetin, do të japin rezultat këtë vit.

Do të ruani një mënyrë jetese të shëndetshme dhe nuk do të neglizhoni si më parë vizitat te doktori, pavarësisht nëse janë kontrolle rutinë apo takime periodike me dentistin.

Do të nisni një periudhë të re ushtrimesh fizike si dhe të ushqyerit shëndetshëm. Kjo rutinë e re do t’ju mbushë plot energji.

Kujdes me ëmbëlsirat dhe drithërat, po ashtu edhe me alkoolin, pasi pankreasi mund t’ju shqetësojë gjatë këtij viti. Nuk do të ketë asnjë lajm shqetësues për shëndetin.

Paraja dhe karriera

Financat dhe pronat do të jenë të qëndrueshme gjatë 2020-ës. Kur t’ju vijnë mundësi të rëndësishme, opsione që mund t’ju ndryshojnë jetën, do të jenë kryesisht të varura edhe nga persona të tjerë.

Karriera është e ndriçuar nga mënyra se si ju e shikoni, sa të gatshëm jeni të punoni më tepër, të merreni me detajet, detyrimet pa braktisur rutinën.

Kur ndiqni objektivat, zgjidhni diçka tjetër përveç aseteve financiare, pasi mund t’ju sjellin arritje të reja si fuqizim, siguri dhe kënaqësi.

Këshillat:

Janar: Ngjarje të pa parashikuara mund të ndodhin, përballojini me guxim

Shkurt: Moment i mirë të nisni zbatimin e ideve tuaja

Mars: Do të duhet të merrni hapa të rëndësishëm në karrierë

Prill: Tregohuni më fleksibël, kuptoni ndjenjat e partnerit/es tuaj

Maj: Mundohuni të qëndroni larg blerjeve impulsive

Qershor: Gjendja mendore dhe fizike do të jetë shumë e mirë gjatë këtij muaji

Korrik: Rralloni disa prej aktiviteteve, në të kundërt do përjetoni stres dhe tension

Gusht: Koha ideale për të përforcuar lidhjen tuaj dashurore

Shtator: Në mes të shtatorit do të keni shpenzme të mëdha financiare

Tetor: Gjeni kohë për t’u relaksuar

Nëntor: Stabilitet financiar, por shpenzojini paratë me kujdes

Dhjetor: Një muaj plot energji pozitive, buzëqeshje dhe qetësi shpirtërore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *