HOROSKOPI

Shenjat e HOROSKOPIT që duhet t’i thonë menjëherë ‘STOP’ pasigurisë

Janë disa shenja që duhet të mësojnë të mjaftohen, pasi janë shumë të pasigurt në vetvete. Ja cilat janë:

Virgjëresha

Në fillim të kësaj liste gjejmë Virgjëreshën. Personat e lindur nën këtë shenjë të zodiakut përpiqen të jenë të përsosur në gjithçka, sepse kanë frikë të bëjnë gabime . Kjo është një nga arsyet pse shumicës së tyre nuk i pëlqen të flasë në publik, ata kanë frikë të thonë diçka të gabuar dhe ndihen jashtë ambientit që i rrethon.

Në dashuri ata janë edhe më keq, kërkojnë përsosmëri nga partneri i tyre dhe nuk mund ta pranojnë ashtu siç është. Nëse nuk i respekton pritshmëritë e tij, Virgjëresha bëhet keq dhe në vend që ta mbyllë historinë, bëhet copë derisa partneri t’i plotësojë nevojat e tij. Arsyeja? Është se Virgjëresha nuk mund të rrijë dot vetëm.

Gaforrja

Në vend të dytë është Gaforrja,e cila është shenja më e pasigurt dhe e ndjeshme e zodiakut. Mendon gjithmonë për gjërat negative dhe nuk beson kurrë tek vetja. Ka nevojë për siguri nga të tjerët. Për gjithçka që ndodh rreth tij, e kthen në një dramë dhe pothuajse e merr gjithçka personale, edhe kur s’ka asnjë motiv për ta bërë.

Nuk ka rëndësi nëse marrëdhënia që imagjinonte është e përjetshme apo mbyllet pas një muaji, ose qeni nuk e tund bishtin sapo ta shikojë. Çfarë do që të ndodhë, Gaforrja mendon gjithmonë se gabimi është i veti.

Binjakët

Binjakët përshtaten lehtësisht me të gjitha situatat dhe njerëzit përreth tyre, zënë miqësi shumë lehtë. Por nëse dikush fillon t’ju interesojë vërtet, ndihen të pasigurt dhe porsa të shohin shenjën e parë të indiferentizmit, bëhen keq. Fillojnë të varen nga personi tjetër aq shumë, saqë nuk kthehen dot më në jetën e mëparshme. Të lindurit nën këtë shenjë zodiakale nuk duhet ta kërkojnë me forcë shoqërinë e personave të tjerë për të qenë të lumtur, duhet të mësohen të mjaftohen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *