SHOWBIZ

Roberti tashme është përshtatur me jetën në konvikt, pastron dhomën dhe i kushton disa vargje coronavirusit

Me t’u kthyer nga Turqia, Robert Berisha dhe të kthyerit e tjerë janë vendosur në konviktet e studentëve në Prishtinë, për të qëndruar në karantinë, në mënyrë që të parandalohet përhapja eventuale e infeksionit.

Në Kosovë tashmë janë konfirmuar 28 të infektuar me COVID-19, prandaj janë duke u ndërmarrë të gjitha masat që të pengohet sa më shumë përhapja e virusit që ka rezultuar vdekjeprurës në disa vende të botës.

Dhe për ta bërë argëtues qëndrimin në dhomën e konviktit, Roberti dhe bashkëbanuesi i tij, menaxheri i Taynas, Rinor Hykolli, kanë publikuar video nga më të ndryshmet nga momentet e qëndrimit të tyre brenda.

Një video që ka joshur interesimin e fansave e shfaq këngëtarin duke e pastruar dhomën, ndërsa në mbishkrimin e videos, Rinori ka shkruar: “E pagova të fshijë se më koncerte nuk ka. Qysh ta nxjerrë bukën…”.

Ndërsa në një xhirim tjetër, muzikanti paraqitet shtrirë duke kënduar dhe duke ia kushtuar disa vargje coronavirusit dhe karantinës.

Ndryshe, Roberti është ndër të vetmit nga estrada shqiptare që ndodhet në karantinë te Qendra Studentore, kështu që interesimi nga ndjekësit e tij është rritur për të parë rutinën e këngëtarit. Normalisht edhe për faktin se ai është një person mjaft karizmatik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *