SHOWBIZ

Rita Ora tregoi figurën e saj magjepsëse trupore dhe aftësitë e mira në vallëzim, në videon e saj të re “How to be lonely”

Viti 2020 për të ka qenë shumë i zënë, duke marrë pjesë si anëtare jurie në spektaklin “The Masked Singer” dhe duke xhiruar si aktore në rolin kryesor në filmin “Twist”, që do të publikohet së shpejti.

Ndërkohë Rita Ora publikoi edhe videon e saj më të re të vallëzimit nën ritmet e hitit të saj më të ri “How to be lonely”, shkruan DailyMail.

Videoja e gjatë tre minutëshe, me titull “How to be lonely (Live From Dance Rehearsals)”, e sjell këngëtaren 29 vjeçare në super formë, teksa tregon lëvizjet e saj mbresëlënëse e rrethuar nga valltarët.

Vet Rita e promovoi klipin e saj të ri në Instagram, duke shkruar: “Videoja e ‘How to be lonely’ është e disponueshme tani”.

“Shpresoj se ju të gjithë e doni! Shikoni në YouTube në linkun në bio-në time”, shkroi tutje këngëtarja shqiptare.

Në video, Rita duket e pabesueshme teksa tregon figurën e saj trupore të tonifikuar, veshur me një palë streçe të ngushta dhe një bluzë të bardhë të shkurtër.

Ylli e kombinoi veshjen e saj me një koleksion stolish prej ari, duke e bërë dukjen e saj edhe më tërheqëse.

Me flokët e saj bionde, Rita merr edhe më shumë vëmendje përgjatë videos me vallëzimin provokues.

Në fillim të videos, Ora shihet duke bërë lëvizjet e veta të vallëzimit solo dhe më vonë ajo performon krah një balerini mashkull.

“How To Be Lonely” si këngë është bashkë-kompozuar nga Lewis Capaldi dhe Rita.

Më pas, artistja shqiptare hodhi në Instagram edhe disa fotografi të tjera të realizuara gjatë xhirimeve të videos, duke i pyetur fansat se cila pjesë e saj ishte e preferuara për ta.

“Cila është pjesa juaj e preferuar nga videoja e vallëzimit ‘How to be lonely’? Më dërgoni videot e realizuar në shtëpinë tuaj, në përditshmëri”, shkroi 29-vjeçarja në mbishkrimin e këtyre imazheve.

Ndërkohë, Rita këto ditë është duke i kaluar në shtëpi duke promovuar këngën e saj më të re, teksa si shumë artistë të tjerë ka ndërprerë aktivitetet që mund të përfshijnë shumë njerëz, si shkas i përhapjes së virusit COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *