SHOWBIZ

Rita Ora krejt ndryshe në klipin e ri

Rita Ora u shndërrua në një luftëtare atraktive në xhirimet e klipit të saj më të ri, “How To Be Lonely” që do të publikohet të premten.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 29 vjeçe, kishte vënë një parukë blu të pabesueshme, ndërsa mori pamjen e një super-heroine, si të ishte personazhi kryesor i filmit të famshëm “Wonder Woman”, shkruan DailyMail.

Rita gjithashtu zbuloi kohët e fundit përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, se po e shikonte solo-këngën e saj të re “How to be lonely” si fillimin e një ‘kapitulli të ri dhe emocionues’ në karrierën e saj.

Ora më pas u pa në një skenë tjetër të xhirimeve, me një paruke ngjyrë vjollcë në kokë ndërsa ishte tërësisht e zhveshur dhe mbulonte gjoksin e saj me duar.
Duke shfaqur me krenari gamën e saj të tatuazheve, Rita dukej seksi në çdo centimetër të saj.

Përpara publikimit të këngës së saj të re, Rita gjithashtu shënoi një mesazh për fansat e saj në lidhje me rrugën e “How To Be Lonely” deri te krijimi i saj, duke e përshkruar atë si një nga këngët e saj më transformuese akoma përpara publikimit të saj, që do të bëhet të premten e 13 marsit.

Kjo është letra e artistes shqiptare drejtuar fansave të saj në lidhje me këngën e saj të re:
“Për miqtë e mi, unë nuk jam ulur të flas me ju njerëz tash e shumë kohë. Është përtej e vonuar! Mendova se do të shkruaja diçka pak më gjatë, në mënyrë që të mund të ndaj mendimet dhe qëllimet e mia me ju, sepse ju jeni të gjithë në këtë udhëtim me mua. Vitin e kaluar e kam ndjerë si fundin e një kapitulli dhe fillimin e një kapitulli të ri dhe emocionues! Një nga ndjenjat më çliruese për mua është interpretimi dhe krijimi i muzikës. Ju të gjithë e dini se muzika do të jetë gjithmonë dashuria ime e parë, edhe kur unë jam duke punuar në projekte të ndryshme, unë gjithmonë jam duke shkruar dhe duke bërë muzikë … … kështu, këtu është diçka e re! “Jam shumë e entuziazmuar për të publikuar solo këngën time të re “How to be lonely”, një këngë për të cilën jam shumë krenare. Unë kam dashur të jem në studio dhe thjesht dua të vazhdoj të shkruaj dhe lansoj sa më shumë muzikë që mundem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *