SHOWBIZ

Rita Ora duket provokuese në veshje sportive, teksa ndan me fansat stërvitjen e saj të përditshme

Rita Ora ka bërë maksimumin e saj për të qëndruar e mbyllur, teksa ndau së fundmi me fansat një video nga përpjekjet e saj të stërvitjes në shtëpi.

Këngëtarja, 29 vjeçe, dukej mjaft atraktive teksa bënte stërvitje në oborr, duke u djersitur ndërsa ekzekutoi një seri ushtrimesh të mërkurën, shkruan DailyMail.

E veshura me sytjena sportive ngjyrë të zezë dhe tuta, bukuroshja vuri në pah linjat trupore teksa kryente ushtrimet mbi dyshekun e saj.

Ylli me prejardhje nga Kosova, kishte vënë disa aksesorë të cilët e bënin të dukej edhe më tërheqëse.

“Unë i urrej këto”, tha ajo gjatë videos duke u ankuar për ushtrimet e rënda.

Rita mbajti kamerën mbi veten e saj, duke shfaqur rezultatet e gjithë punës së saj të vështirë ndërsa u përqëndrua në stomakun e saj të tonifikuar.

Më herët gjatë ditës, princesha e popit foli me sinqeritet për situatën aktuale të mamasë së saj Vera Sahatçiu gjatë një paraqitjeje në emisionin “Extra” të BBC, të cilën ajo e bëri përmes një video-lidhje direkte nga shtëpia e saj.

Rita tha: “Njerëzit po sëmuren më shumë se kurrë, sidomos të moshuarit. Nëna ime është aty për të shtyrë përpara rikuperimin nga kjo situatë”.

“Ajo është në të vërtetë një psikiatre dhe kështu që ajo të duhet të nxitojë në urgjencë nuk është padyshim gjëja e saj e përditshme, kështu që siç mund ta shihni ata janë aq të dëshpëruar që të kenë të gjithë llojet e ndryshme të mjekëve që ndihmojnë nga e gjithë bota”, tha tutje Rita.

Rita gjithashtu është regjistruar si vullnetare për NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar) pasi sipas saj është ‘mirë të jesh në gjendje të ndihmosh’.

Ajo tha: “Unë mendoj se çdo ditë për të është një rrezik … unë kam pak frikë dhe them: Nëse nuk ndjeheni mirë, mund të qëndroni në shtëpi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *