SHOWBIZ

Rina Balaj thotë se fustani i saj i mbrëmjes së maturës u kopjua nga supermodelja Bella Hadid

Reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, vazhdon të jetë personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo vetëm në rrjetin e popullarizuar, Instagram ka arritur të grumbullojë 158 mijë njerëz.

Shpesh, 20-vjeçarja ndan imazhe dhe video të ndryshme duke mos munguar as ato nga përditshmëria.

Ditën e sotme (e mërkurë) ajo ka përkujtuar mbrëmjen e maturës dhe thotë se fustani i saj është kopjuar nga supermodelja Bella Hadid.

“Tri vite më parë, unë kisha mbrëmjen e maturës dhe ky ishte fustani im. Tri javë më vonë atë vit Bella Hadid bëri të njëjtin fustan me të njëjtën ngjyrë. Instagrami më fshiu fotografinë time kur unë thashë se Bella Hadid më ka vjedhur fustanin. Është në rregull, Unë nuk do ta padisë atë”, ka shkruar Rina në njërin prej postimeve të ndarë në InstaStory.

Këngëtarja Balaj më pas publikoi edhe fotografi të tjera, duke shtuar se ylli botëror duket mirë dhe se nuk e ka vjedhur fustanin e saj.

“Ajo duket mirë. Nuk po them që ajo vodhi fustanin tim”, ka shkruar ndër tjerash ajo.

Ndërkohë, Rina po vazhdon të jetë e izoluar me të dashurin e saj, Sin Boy, të cilët së shpejti pritet të publikojnë albumin e ri të përbashkët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *