SPORT

“Rashford mund të bëhet legjendë i Man Unitedit”

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, i ka të gjithë cilësinë për t’u bërë legjendë e “Djajve të kuq”, sipas ish-lojtarit të këtij klubi, Louis Sahas.

Marcus Rashford për momentin është duke e shijuar njërin ndër sezonet e tij më të suksesshëm në fanellën e Manchester Unitedit, me 12 gola në 10 paraqitjet e tij në gjitha garat deri më tani, transmeton Gazeta Express.

22-vjeçari i ka shënuar 12 gola në 13 paraqitjet e tij të fundit për Manchester Unitedit dhe Kombëtaren e Anglisë, duke u treguar i saktë para portës, gjë për të cilën ishte kritikuar më së shumti deri më tani.

Louis Saha i ka bërë shumë përshtypje kontributi i Rashfordit në sezonin 2019/20, pasi që beson se sulmuesi i ri mund të bëhet legjendë në klub nëse Ole Gunnar Solskjaer sjell lojtarë të tjerë në skuadër që mund t’i ndihmojnë anglezit.

“Marcus i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë ndër sulmuesit më të mirë të të gjitha kohëve në Manchester Unitedit. E vetmja gjë që po i mungon atij është konkurrenca në skuadër”, ka thënë Saha për Bwin.

“Ai i ka të gjitha. Është shumë i shpejtë, është i mrekullueshëm me topin, është i paparashikueshëm, luan në mënyrë instiktive si shumë sulmues të tjerë të mrekullueshëm që mund të t’i fitojnë ndeshjet të vetëm”.

“Ai e ka atë motivin për të cilin është i famshëm Manchester Unitedi dhe është i gatshëm të luajë edhe në skenën ndërkombëtare, që është diçka e mrekullueshme”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *