SPORT

Rangnick konfirmon kontaktet me Milanin

Drejtori i Red Bull Leipzig, Ralf Rangnick ka konfirmuar kontaktin me Milanin dhe nuk ka përjashtuar idenë se mund të bëhet trajneri i ri i Rossonerëve.

Ish-trajneri i RB Leipzig dhe Schalke 04 është shënjestruar nga Elliott Management si drejtuesi ideal në San Siro.

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Ragnick shumë shpejt mund të bëhet pjesë e klubit të madh italian.

Rangnick ka konfirmuar bisedimet me Milanin dhe një revolucion në Milanello duket gjithnjë e më i mundshëm.

“Nuk mund ta përjashtoj plotësisht”, ka thënë fillimisht Rangnick për Bild.

“Milani më pyeti për disponueshmërinë time, unë këshillova Red Bull dhe kishte bisedime me agjentin tim”.

“Pas kontaktit, shpërthimi i coronavirusit mbërriti dhe u ngritën çështje më të rëndësishme. Milani dhe Lega kanë gjëra të tjera për të menduar”, përfundoi Ragnick.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *