LAJME

Qeveria Kurti i kthehet Pacollit: Ai duhet të rrijë në vetizolim, kërkojmë t’i tërheq fjalët për Kosovën “shtet terrorist”

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të deputetit, Behgjet Pacollit se është frikësuar nga ndonjë akt terrorist që të kthehet në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu ka deklaruar se deputetit Pacolli iu është komunikuar zyrtarisht që duhet të respektojë masat si të gjithë qytetarët.

“Fatkeqësisht, me ose pa vetëdije për peshën e rëndë të fjalëve të veta, thirrjet për respektimin e udhëzimit zyrtar që edhe ai të zbatojë masat në fuqi i intepretoi si frikë të tij për një “akt terroristik nga ana e shtetit” në të. Pra, masat që janë marrë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve nga virusi, deputeti Pacolli, njëherësh ish Ministri i Punëve të Jashtme dhe ish Presidenti i Republikës së Kosovës, i interpretoi si mundësi për “akt terroristik nga shteti”.  Këto fjalë të rënda, po publikohen në mediat e vendeve që sabotojnë shtetësinë e Kosovës, dhe po përdoren kundër shtetit tonë”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se është e papërgjegjshme dhe e pamatur që të përmenden aktet terroriste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *