LAJME

Prova e VV-së për protesta në shesh, Prokurorisë i kërkohet të nisë hetime

Prokurorisë i është bërë thirrje që të nisë hetimet një ditë pas protestës që dje është mbajtur në shesh, nga Lëvizja Vetëvendosje.

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas paralajmërimeve se Lëvizja Vetëvendosje mund të organizojë një protestë gjatë periudhës së pandemisë.

Përmes një reagimi nga PDK-ja kanë deklaruar se është e papranueshme që të tolerohet një aktivitet i tillë masiv publik në një kohë kur qindra-mijëra qytetarë të Kosovës nuk mund të qarkullojnë lirshëm, nuk mund të shkojnë në punë, nuk mund të mblidhen për iftar me të afërmit e tyre apo të kryejnë rituale të tjera fetare, si dhe të zhvillojnë lirshëm aktivitete kolektive familjare e sociale.

“PDK-ja po ashtu e konsideron këtë organizim politik të Lëvizjes Vetëvendosje, si përpjekjen e radhës për t’i bërë presion Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen delikate që është duke trajtuar. Ky është një akti i ulët kundër sundimit të ligjit e rendit kushtetues në këtë vend dhe me qëllime për skenar dhune, që vjen disa ditë pas letrës shantazhuese të dërguar prej kryeministrit të shkarkuar Kurti si dhe format e tjera të kërcënimit që ai ka bërë.

Zgjedhja e rrugës prej një grupimi politik, nuk mund të zëvendësojë kurrsesi sundimin e ligjit në vendin tonë dhe as mund të pengojë funksionimin e institucioneve tona demokratike”, thuhet në reagim.

Partia e udhëhequr nga Kadri Veseli ka deklaruar se një organizim i tillë rrezikon jo vetëm të pranishmit por edhe kontaktet tjera sociale të tyre.

“Kjo thirrje për protestë demaskon edhe hipokrizinë e Lëvizjes Vetëvendosjes e cila nga njëra anë bën thirrje për distancë sociale dhe qëndrim në shtëpi e nga ana tjetër në këtë situatë të jashtëzakonshme të pandemisë është duke organizuar një tubim që do ta rrezikonte seriozisht shëndetin publik të qytetarëve.

“Partia Demokratike e Kosovës konsideron se, organizimi i një tubimi, në këtë periudhë do të rrezikonte jo vetëm të pranishmit potencial që do të thyenin rregullat e institucioneve shëndetësore për të dalë në tubim, por do të kërcënonte edhe rrethin familjar dhe kontaktet e tjera sociale të tyre. 
Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut, përfshi këtu të drejtën legjitime për t’u tubuar”, shkruhet në reagim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *