HOROSKOPI

Probleme ekonomike dhe kaos, astrologe Meri paralajmëron këto shenja HOROSKOPI

Parashikimi i horoskopit nga astrologe Meri:

Dashi

Mund të keni mendime kaotike dhe të lëvizni jo qartësisht si në planin personal dhe në strategji. Kujdes me komunikimin.

Demi

Një çështje ekonomike mund të rezultojë shumë e paqartë dhe të futeni në një moment kaotik në lidhje me shpenzimet në vend që të fitoni.

Binjakët

Ndjenjat tuaja do jenë të paqarta sidomos në lidhje me persona që i keni eprorë apo që mbajnë pezull një punë.

Gaforrja

Një prapaskenë e fuqishme mund t’iu fusi në një kaos psikologjik dhe të trondisë themelet e ecurisë tuaj në një punë apo çështje ligjore.

Luani

Dëshira për të pasur një ambient të qetë rreth jush ndoshta s’do të plotësohet. Do ndiheni shumë të painformuar në çështje erotike dhe kaotik në veprime.

Virgjëresha

Dikush në familje do përpiqet t’iu përcjellë problemet e veta saqë do ndiheni se po ju shemben planet e ecurisë tuaj dhe po shpenzoni kohë.

Peshorja

Një çështje ligjore apo një lajm që vjen nga larg do t’iu fusë në një kolaps ligjor apo pengesa. Mundohuni të mos ndërmerrni veprime teksa jeni të paqartë.

Akrepi

Në çështjet ekonomike do keni disa ngatërresa që vijnë nga pamundësia për të parë veprime të gabuara në kurrizin tuaj nga persona të tretë.

Shigjetari

Ndjeni se e drejta dhe e ardhmja ju përket, por ndërkohë do keni nëpër këmbë disa ngatërresa nga e kaluara që do ju fusin në kaos bashkëpunimesh.

Bricjapi

Ndihma që keni marrë në të kaluarën duhet të vazhdojë sepse në planin personal mund të bëni lëvizje të gabuara. Kjo nisur nga ndikimi i disa njerëzve që s’njohin situatat.

Ujori

Dashuria juaj ka filluar t’iu bëjë nervozë deri në atë pikë sa ju duket se çdo gjë është kthyer në një kaos. Mos qëndroni në një vend që iu shkakton ankth dhe pasiguri.

Peshqit

Situatë kaotike do vihet re në shtëpinë tuaj sot, pasi s’do arrini të kontrolloni situata që shkaktohen nga personat e afërt. Këta persona mbartin probleme nga e kaluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *