HOROSKOPI

Peshorja / Horoskopi Vjetor 2020: Dashuria, Shëndeti, Paraja dhe Këshilla Mujore

Udhëtimet, shkolla dhe planet e ardhshme janë fokusi i vitit 2020. Mos u habisni nëse e shihni veten pjesë e ndonjë kursi që do t’ju ndihmojë të arrini ndonjë prej qëllimeve që i keni vendosur vetes.

Është e rëndësishme të ndiqni zemrën, por njëkohësisht të respektoni rregullat teksa ky vit shpaloset përpara jush.

Një mundësi udhëtimi në muajin maj që hap opsione të reja ekzotike, në qershor gjithçka fokusohet te puna dhe karriera ndërsa nëntori prek financat tuaja.

Lidhje të reja dhe të forta në shoqëri, nuk përjashtohen as lidhjet intime, do të vijnë gjatë tre muajve të fundit të 2020-ës.

Dashuria

Nëse jeni në një marrëdhënie të gjatë, gjashtë muajt e ardhshëm do të sjellin ndryshime të mëdha, zhvillime të reja dhe propozime të papritura.

Disa Peshore, kryesisht ata të lindur në fund të shtatorit, gjatë mesit të muajit mars mund të marrin lajme të mëdha nga failja, shoqëria apo kolegët në punë, kryesisht lajme për shtatzani dhe planifikim martese.

Mos refuzoni ftesat e reja sociale, përfshirje me grupe shoqërore të reja, por edhe pse këto njohje do të sjellin dhe mundësi të reja për ju, kujdes! Detyrimet që keni në familje dhe shoqërinë tuaj të afërt mund të komplikohen për shkak të tyre.

Pas mesit të marsit, prisni debat dhe mosmarrëveshje në marrëdhënien tuaj. Pronat dhe gjendja financiare mund të jenë shkaqet kryesore.

Tregoni durim, në fund të prillit stabilizohen të gjitha. Disa probleme me pronat, do të marrin zgjidhje afatgjatë, deri në 3 vjet.

Peshoret single mund të përjetojnë këtë vit rikthimin e një dashurie të vjetër. Dikush do t’ju prezantojë me një person, moment ku mund të shpërthejë romanca.

Pas 26 gushtit kjo romancë mund të shpërthejë në situata të reja, aventura, udhëtime dhe ndoshta lidhje.

Një vit i mbushur plot ngarkesa emocoinale pozitive dhe situata të larmishme. Shijojeni!

Shëndeti

Shqetësimet për shëndetin dhe pamjen fizike do të nisin që në fillim të 2020-ës.

Por edhe pse situata shëndetësore është rregulluar ndjeshëm, ju ende mendoni se ka më shumë vend për përmirësim. Gjatë vitit të kaluar keni zbuluar terapi dhe aktivitete që ju kanë ndihmuar së tepërmi.

Ajo që mbetet të bëni tani është të ndryshoni mënyrën e jetesës në atë pjesë ku nuk mendoni se ju sjell lumturi dhe qetësi shpirtërore.

Këto ndryshime do të kenë edhe përkrahjen e njerëzve pranë jush, ndaj mos hezitoni.

Paraja dhe karriera

Ka shumë ndryshime për të bërë gjatë këtij viti. Ato gjëra që vitin e kaluar ju jepnin siguri dhe qëndrueshmëri, ka gjasa të mos i keni më.

Por tashmë keni rivlerësuar çdo gjë me rëndësi, nga ato emocionale deri te ato financiare, ndaj ky vit do ju japë mundësitë të punoni më shumë për t’i patur në jetën tuaj.

Mund të merrni një shumë të konsiderueshme parash nga punë të bëra më herët, por mund të keni edhe rritje, tepër të merituar, në detyrë.

Vazhdoni të shikoni pavarësinë tuaj si një aftësi e fortë që do t’ju sjellë gjatë 2020-ës resurse të reja.

Këshillat:

Janar: Gjatë fundit të këtij muaji, mundësi të reja avancimi në disa projekte

Shkurt: Jeni plot energji, do ta drejtoni karrierën në rrugën e duhur

Mars: Tregoni më tepër interes për pasionet dhe hobit, mund të sjellin mundësi të reja

Prill: Menaxhimi i financave është çelësi i mbijetesës këtë muaj

Maj: Do të shijoni pasion dhe dashuri në maksimum këtë muaj

Qershor: Koha e duhur të bëni një investim të madh, makinë apo shtëpi

Korrik: Ju nevojitet relaksim jo vetëm fizik por edhe mendor

Gusht: Mos ndërmerrni veprime impulsive në dashuri

Shtator: Ndjehuni të lirë të shpenzoni disa para për qejfin tuaj

Tetor: Mos kini frikë të hiqni dorë nga marrëdhëniet që nuk funksionojnë

Nëntor: Tregoni kujdes me financat

Dhjetor: Fokusohuni te vetja dhe te puna, optimizmi që ju karakterizon do t’ju ndihmojë të kaloni çdo pengesë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *