LAJME

Parashikimi i Milam Zekës: Koalicioni LVV – PDK është zgjidhja e vetme për vendin

Ish-deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka folur për situatën politike në vend.

Ai ka theksuar se zgjidhja e vetme në të cilën ndodhet vendi është formimi i një koalicioni të ri ndërmjet Vetëvendosjes e PDK-së. “Vendi ka nevojë për një qeveri stabile. E këtë qeveri mund ta krijojnë vetëm LVV-ja e PDK-ja”, tha ai në “T7”.

Në të kundërtën, sipas tij, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Milaim Zeka insiston se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pasur takim me prokurorët e Prokurorisë Speciale.

Zeka ka theksuar se nëse Kurti nuk e bën qeverinë me PDK-në, atëherë mund të formohet edhe një qeveri nga LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *