LAJME

‘Nuk kemi ende konfirmim zyrtar’: Reagon Lladrovci, pas raportimit se në Drenas ka të infektuar me koronavirus

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se ende nuk kanë marrur konfirmim zyrtar se atje ka të infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Metro.

Ai ka thënë se ende nuk e kanë identifikuar personin që mund të jetë rasti i parë.

”Si komunë asnjë rast nuk e kemi pasur në Qendrën Klinike Infektive për analizë po besojmë që personi që është identifikuar me letërnjoftim si qytetar i Drenasit, mund të jetë banor i një qyteti tjetër”, tha ai për Klan Kosovën.

Kujtojmë se në Kosovë deri tash janë shënuar 165 raste me koronavirus, ku më së shumti të prekur ka në Malishevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *