SPORT

Njëzet vjet nga dëmtimi që e bëri Ronaldon të frikësohej për karrierën e tij

Më 12 prill në vitin 2000, 20 vjet më parë, bota e futbollit u trondit.

Ronaldo Luís Nazário de Lima pësoi një dëmtim shumë të rëndë.

Ish-lojtari i Real Madridit dhe Barcelonës – i konsideruar më i miri në botë në atë kohë , dëmtoi rëndë gjurin e djathtë në ndeshjen e parë të finales së Kupës së Italisë kundër Lazios.

Roni u dëmtua pa e prekur askush, duke bërë driblimet e tij të zakonshme, por që këtë herë dolën të jenë fatale.

Ky lëndim i rëndë që e mbajti më shumë se një vit jashtë fushe, e frikësoj tej mase lojtarin saqë kohë pas kohe kishte menduar se këtu edhe ishte fundi i karrierës së tij.

Megjithatë, pas kthimit nga lëndimi, ai gëzoi edhe disa vite të mira në futboll, i cili në vitin 2002 shkoi te Real Madridi dhe për katër sezone e gjysmë bëri 177 paraqitje dhe shënoi 104 gola.

Me Interin, Ronaldo luajti nga viti 1997 deri më 2002, ku bëri 99 paraqitje dhe shënoi 59 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *