SHOWBIZ

Nipi i preferuar i mbretëreshës drejt divorcit dhe miqtë mendojnë se shkaku është Meghani

Peter Philips dhe bashkëshortja e tij Autumn Kelly i kanë dhënë fund martesës së tyre 12-vjeçare. Për të gjithë ju që nuk e njihni, Peter është djali i vajzës së mbretëreshës, Princeshës Anne.

Ai dhe Autumn janë prindër të dy vajzave, Savanah 9 vjeçe dhe Isla, 7. Pas 17 vitesh së bashku, Autumn ka qenë ajo që ka marrë vendimin për t’u ndarë.

Ndërkohë Peter ndihet i shkatërruar nga kërkesa e papritur për divorc. Siç thonë miqtë e tij, për të ishte si një rrufe në qiell të hapur. Ai mendonte se kishte një martesë të lumtur, por tani është i shokuar.

Po ashtu, burime për The Sun thanë se edhe mbretëresha duhet të jetë shqetësuar shumë, pasi Peter është nipi i saj i preferuar.

Miqtë e Peter janë shprehur për The Sun se shkak i këtij vendimi të papritur të Autumn, mund të jetë bërë largimi i Meghan dhe Harryt në Kanada.

Autumn është me origjinë kanadeze, por u detyrua ta linte vendin e saj kur u njoh me Peterin. Ndoshta asaj i mungon jeta e saj, jashtë rregullave dhe protokolleve mbretërore dhe largimi i Meghanit i ka dhënë guximin që i mungonte.

Ndoshta…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *