LAJME

Në këtë vend të Kosovës është shfaqur një arushë: Ka edhe dy të vegjlit e saj

Në malet e fshatit Greikoc të Suharekës është shfaqur një arushë me dy të vegjlit e saj

Malet e Sharrit njihen si malet që janë të pasura me florë dhe faunë, e gjithashtu këto male janë edhe terren i mirë për ngjitje alpiniste, sporte dhe për rekreacion.

Këto male përfshijnë edhe fshatin Greikoc të Suharekës, ku malet në këtë zonë janë shumë të frekuentuara nga qytetarë të shumtë.

Një lexues i Metros ka dërguar disa fotografi, ku në malet e Greikocit është parë një arushë me dy të vegjlit e saj.

“Kam qenë në një distancë afër 20 metra me të dhe nuk ka qenë edhe e lehtë që të përballesh me të”, ka thënë ky lexues.

Sipas tij kjo nuk është hera e parë që në këtë fshat është shfaqur kjo arushë me të vegjlit e saj.

Më herët ka pasur edhe raste të tjera nëpër fshatra të Suharekës, kur janë shfaqur arushat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *