SPORT

“Në Francë të gjithë mendojmë se Mbappe do të shkojë në Madrid”

Cristian Benavente beson se Kylian Mbappe dëshiron ta veshë fanellën e Real Madridit

25 vjeçari nga Peruja, Cristian Benavente, ish lojtar i akademisë së Real Madridit ku qëndroi për 13 vite, ka dhënë një intervistë për AS.

Në mesin e shumë temave, tani lojtari i Nantes në Francë në Ligue 1, është pyetur edhe për mundësinë që Kylian Mbappe ta veshë fanellën e bardhë.

Ai s’ka asnjë dyshim se një ditë, Mbappe do të përfundojë duke luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Sipas tij, nëse dikush mund të bëjë atë që kanë bërë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, është pikërisht Mbappe.

E imagjinoni Mbappen në Madrid? Po, e imagjinoj atë në klub. Më duket sikur Mbappe dëshiron të shkojë në Madrid. Ai nuk ka rinovuar me PSG-në, nëse do të dëshironte të nënshkruante një kontratë 10-vjeçare”, u shpreh Cristian.

“Në Francë të gjithë mendojmë se Mbappé do të shkojë në Madrid. Mendimi im është që ai dëshiron sfida të reja dhe kjo u jep të gjithëve ndjenjën se ai dëshiron të shkojë në Madrid dhe se Madridi padyshim e do atë”.

“Nuk e kisha parë kurrë Mbappé personalisht dhe hera e parë ishte në Parc des Princes. Ka fizik për të vazhduar të ketë sukses. Ju s’mund ta zini atë, nëse vazhdon kështu dhe punon, do të jete pasardhësi i Cristianos dhe Messit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *