SHOWBIZ

Në ditëlindjen e saj, e ëma e motrave Vjollca i tha të gjitha ankesat për të bijat

Në ditëlindjen e saj, e ëma e motrave Vjollca i tha të gjitha ankesat për të bijat

Marina dhe Luana janë dy nga moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar. Ndonëse ato kanë treguar se gëzojnë një raport shumë të ngushtë, dy vajzat kthehen kundër njëra-tjetrës vetëm për të fituar më shumë vëmendjen e mamasë së tyre.

Marina ka ndarë disa video në ‘Instastory’ teksa ka pyetur mamanë se cila është vajza e preferuar dhe përgjigja e saj i ka bërë të dyja vajzat të qeshin.

“Luana vjen ndonjëherë të flejë tek unë, ndërsa ti, ti je e martuar ti”, ka pohuar mamaja e motrave Vjollca, duke shkaktuar shumë të qeshura në tavolinë teksa darkojnë.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar Luana dhe Marina vendosën ta surprizojnë më të dashurën e tyre në ditën e lindjes, duke e vizituar surprizë në shtëpi në orën 12.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *