SHOWBIZ

“Namani” brendi shqipar në Amerikë në të cilin janë dashuruar yjet e showbizit

Duke hulumtuar për histori shqiptarësh të sukseshëm në SHBA, gjejmë brendin “Namani” dhe kompaninë “Namani Beauty”, gjegjësisht makeup artisten e famshme në Amrikë, Shqipe Namani, e cila e ka vulën e suksesit falë punës së jashtëzakonshme që bënë me klientet, në fashion showt më të mëdhenjë, për bashkëpunimin me yjet e muzikës, filmit, botës së spektaklit dhe gjithashtu për produktet tejet cilësore që konkurrojnë me linjat e produkteve kozmetike të brendeve më prestigjioze në botë, siç janë qerpikët e famshem të “Namanit”, brushat, Bronzeri dhe Highlights, që janë tejet të kërkuara. Linja të tjera vijnë së shpejti.

Shqipe Namani ka studiuar në “Cosmotogly school Empire Beauty” në New York dhe gjithashtu në “Makeup designory school”, që është shkolla më e mirë në New York për modë të lartë, rregullim nusesh, efekte speciale, makeup televiziv, etj. Ajo ka mbi 12 vjet eksperiencë në “New York City Fashion Week”, ku ka punuar me emra shumë të njohur, si Jonathan Simkahi, Oscar de la Renta, Chanel, Dior, etj.

Namani që nga viti 2018 ka startuar si mësimdhënëse në “Glam Lab Acadamy”, ku mbanë kalast për makeup nga fillestare e deri tek stadet më të avancuara.
Shqipe Namani, artistja e njohur shqiptare në Amerikë, është bashkëshorte dhe nënë e lumtur e dy fëmijëve,shkruan “Kosovarja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *