LAJME

MSH anulon një kontratë për teste, të njëjtën ia jep një kompanie tjetër më të shtrenjtë

Ministria e Shëndetësisë ka anuluar një kontratë për furnizim me teste për Covid-19, dhe me të njëjtën e ka shpërblyer një kompani tjetër disa mijëra euro më të shtrenjtë.

Muajin e kaluar Ministria e Shëndetësisë publikoi ‘Njoftimin për dhënie të kontratës’ për “Furnizim Emergjent me material laboratorik për testim ne SAR-SCOV-2 për Corona-Virus” më datën 22 prill. Kjo kontratë i ishte dhënë kompanisë “Vitech” e cila kishte ofertuar me çmimin më të lirë, përkatësisht 151.361,17 euro, shkruan Gazeta Shneta. Por kjo kontratë u anulua dhe kompania u shpall e papërgjegjshme disa ditë më vonë, ndërsa kontrata me çmim më të shtrenjtë iu dha një kompanie tjetër.

“Gjate procesit te vlerësimit-negocimit është shpallur fitues kompania ‘Vitech’,  por pas shpalljes fituese te kompanise ne fjalë, e njejta ka deklaruar se nuk mundet te beje furnizimin me artikullin 2. Dhe,  me ketë rast,  kjo kompani është cilësuar si e papërgjegjshme dhe pas dështimit te saj, me kontratë është shpërblye kompania  tjeter ‘Interlab’”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Gazetën.

Kompania që u shpërblye me kontratë ofertoi me çmim 157.925,00, rreth 6 mijë më shtrenjtë sesa kompania e parë.

Kujtojmë se MSH kompaninë “Interlab” e ka shpërblyer edhe me kontratën për ventilatorë në shumën prej 749 mijë euro. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *