LAJME

Ministri Abrashi kërkon që të ndiqet shembulli i qyteteve sikur Milano e Parisi në infrastrukturë

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se gjatë mandatit të tij, prioritet do t’i jap ndryshimeve infrastrukturore duke ivestuar më shumë në krijimin e shtigjeve të çiklistëvem, zgjerim të trotuareve, promovim të transportit ekologjik e investime në sinjalizim dhe siguri rrugore.

Ky është postimi i plotë i tij:

Pandemia COVID-19, e shfaqur gjatë fillimit të këtij viti, shkaktoi krizë edhe në transport dhe kjo imponon ndryshime edhe në transportin rrugor të Kosovës.+

Shumë qytete si Berlini, Parisi, Milano etj, po ndryshojnë politikat investive në infrastrukturën rrugore që t’i përshtaten rrethanave si pasojë e pandemisë.

Prandaj në mandatin tim, prioritet do t’i jap ndryshimeve infrastrukturore duke investuar më shumë në këto fusha:

• Krijimi i shtigjeve të çiklistëve në rrugët rajonale

• Rritje të investimeve në trotuare dhe në zgjerimin e tyre

• Investime më të mëdha në sinjalizim dhe siguri rrugore

• Promovim të transportit ekologjik

Gjatë javëve në vijim i mirëpres grupet e çiklistëve që të fillojmë punën së bashku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *