LAJME

Merkel njofton masat e para të heqjes së bllokimit – të parat fillojnë që nga e hëna

Gjatë një video-konferencë, kancelarja Angela Merkel dhe krerët e qeverive nga shtetet federale të Gjermanisë vendosën të rihapin shkollat hap pas hapi, duke filluar nga 4 maji i vitit 2020.

Së pari, siç shkruan Berlin Spectator, përcjell Telegrafi, disa ndalime të shitjeve me pakicë do të hiqen gjithashtu.

Tani për tani, kjo vlen për shitoret që shesin “pajisje shtëpiake dhe ndërtimore” dhe dyqanet e biçikletave, shitësit e makinave, floktarët, si dhe dyqanet e një madhësie deri 800 metra katrorë.

Atyre u lejohet të rihapen këtë të hënë që vjen, pra më 20 prill, 2020, por ka rregulla të cilave duhet t’u përmbahen.

Ngjarjet e mëdha si koncertet dhe ndeshjet e futbollit me audiencë raportohet se do të ndalohen deri më 31 gusht 2020, për shkak të rrezikut të lartë të përhapjes së infeksionit që ato paraqesin.

Shërbimet e lutjes në kisha, xhami, sinagogë ose tempuj të tjerë janë ende të ndaluara gjithashtu.

Veç këtyre, Qeveria gjermane dhe shtetet federale tani rekomandojnë përdorimin e maskave mbrojtëse në transportin publik dhe në dyqane.

U arrit gjithashtu një marrëveshje në lidhje me kufizimet e kontaktit.

Ato u zgjatën deri më 3 maj 2020.

Kjo do të thotë se njerëzit duhet të mbajnë distancën ndaj të tjerëve – minimumi 1,5 metra dhe kjo vlen si jashtë, ashtu edhe brenda objekteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *