HOROSKOPI

Mendoni se i njihni njerëzit e shenjës së Bricjapit?

Jemi zyrtarisht në sezonin e Bricjapit (21 dhjetor-21 janar), kështu që më poshtë do të gjeni një analizë të detajuar rreth kësaj shenje.

Eshtë shumë e lehtë të identifikosh një karakter të Bricjapit. Ku mund ta gjeni ju atë? Në çdo vend  që ai mund të avancojë ose të përmirësojë veten. Kudo që ai mund të çojë përpara ambiciet e tij sekrete. Shikoni me vëmendje një aktivitet social. Zgjidh një grup të përzierë, mundësisht mbi nivelin mesatar të të ardhurave.

Ju mund të provoni edhe në nivelin e të ardhurave mesatare, por sa më poshtë të zbrisni, aq më të vogla janë shanset tuaja për të identifikuar një Bricjap.  Ai ndoshta nuk do të jetë i veshur hijshëm, të vallëzojë bukur apo të tërheqë vëmendjen për veten e tij në çdo mënyrë; ai do që në sfond të jetë një spektator duke admiruar. Madje në fillim as nuk do ta vini re sesi ai në heshtje dhe qetësi shikon të gjithë këto personalitete simpatike që bien shumë në sy dhe që shkëlqejnë rreth tij.

Bricjapi mund të jetë trupi lidhur dhe muskuloz, i hollë dhe i fortë ose i shëndoshë dhe i squllët. Por, pa marrë parasysh se çfarë trupi ka, Bricjapi do të jap përshtypjen e të qenit i rrënjosur në një vend, derisa ai vendos për të lëvizur në një vend tjetër.

Në përgjithësi, njerëzit që udhëhiqen nga Saturni, kanë trup të gjatë, flokë të errëta, sy të theksuar dhe çehre të zeshkët në ngjyrë ulliri. Ju mund të shihni edhe Bricjap me flokë kaçurrel bjond dhe sy të kaltër. Por nëse i shihni nga afër me vëmendje, nuk ju duken sikur kanë lindur me tipare të errëta, qoftë flokët, sytë apo lëkura? 

Shumë prej tyre kanë këmbë të forta dhe veshin këpucë që bien dukshëm në sy. Duart e tyre janë të afta, zëri i tyre është qetësues dhe ju ndoshta do të vini re një butësi lajkatuese dhe bindëse. Bricjapët mund të duken të padëmshëm dhe veprojnë si të tillë, por në të vërtetë, ata janë të fortë dhe të ashpër.

Ata i bien në kokë, me këmbëngulje, në mënyrë të palodhur të gjitha fyerjeve, presioneve, zhgënjimeve por edhe detyrimeve me një qetësi të habitshme, ashtu si cjapi tret me durim xhamat e thyer, kutitë e ndryshkura dhe kartonat e fortë. Ashtu si cjapi, ata kanë bark prej hekuri dhe brirë të rrezikshme.

Ndërsa njerëzit e tjerë, gajasen dhe hallakaten sa andej këndej, Bricjapët kurrë nuk devijojnë një milimetër në të majtë apo në të djathtë.  Ata ndjekin rrugicën ngjitëse, me besim të natyrshëm në sigurinë e rrugës që po ndjekin dhe përbuzin çdo rrugë të shkurtër joshëse, për të cilën janë të bindur që është plot me kurthe. 

Bricjapët kanë një admirim të madh për ata që i kanë paraprirë në majë të malit dhe të cilët kanë hedhur poshtë rregullat e udhëtimit. Ata respektojnë ligjin, gjykatën, autoritetin, traditën dhe nderin. Shumë njerëz energjikë dhe impulsivë, i etiketojnë ata snoba dhe mbytës. Bricjapi mund t’u kundërpërgjigjet kritikëve të vetë duke i quajtur të nxituar dhe budallenj, por zakonisht ai është shumë i mençur për të bërë armiq të panevojshëm, vetëm për kënaqësinë e vetëmbrojtjes.

Ata pajtohen dhe përshtaten. Apo ata vetëm bëjnë sikur? Bricjapi i lejon të tjerët që të ecin para tij, por ai shpesh arrin në destinacion i pari, kundrejt çdo llogjike. Ai është i kujdesshëm për të shmangur pengesat dhe shkëmbinjtë e mprehtë.  Nuk është çudi që ai rrallë pengohet. Sytë e tij nuk drejtohen asnjëherë te yjet. Ai e mban vështrimin i tij të gozhduar përpara dhe këmbët e tij janë të vendosura fort në tokë.

Xhelozia, pasioni, impulset, zemërimi, kotësia, dembelizmi, pakujdesia janë të gjitha pengesa. Të tjerët mund të pengohen dhe të rrëzohen prej tyre. Por jo Bricjapi.  Ai mund të hedh shikimin pas tij me keqardhje për dështimet, apo për hir të së kaluarës mund t’u japë këshilla dhe t’i ndihmojë të tjerët, por ai me shpejtësi do të vazhdojë të ngjitet lart, derisa qëllimi i tij të jetë arritur. 

Ju rrallë do të gjeni një Bricjap që të fusë hundët në punët e njerëzve të tjerë apo të përdorë gjuhën e Saturnit për të përhapur thashetheme. Zakonisht ata janë të kënaqur duke u marrë me punët e veta. Ata nuk do të japin këshilla pa ia kërkuar njeri, por kur ju kërkoni diturinë e tyre praktike, ata nuk do të ngurrojnë t’jua japin atë me tone shumëngjyrëshe. Gjithashtu, do të presin që ju ta pranoni dhe zbatoni këtë këshillë. Bricjapi është mësuar që të përballet me detyrat dhe përgjegjësitë dhe të tolerojë zhgënjimin. Nëse ju nuk mund të ndiqni shembullin e tij, ai do të humbasë pak kohë duke u përpjekur t’jua mësojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *