LAJME

MË SHUMË Horoskopi Ditor E Enjte, 2 Korrik 2020

Dashi

Dashi

Sot është momenti për të sqaruar gjërat në dashuri, në qoftë se ka. Në saje të Hënës, dita do të jetë pozitive. Edhe në punë, raportet dhe ndryshimet do të jenë mjaft pozitive. Megjithatë mund të ketë raste tensionesh.

Demi

Duhet të prisni deri në fundjavë për të qenë të favorizuar për dikë qe keni interesim. Edhe për ju të cilët dëshironi të martoheni, mos humbni kohë dhe propozoni. Në punë mundohuni të gjeni zgjidhje nëse doni të keni zhvillime.

Binjakët

Ditë kjo ku do të shfaqen emocione të forta dhe mos u mundoni t’i ndaloni. Kurse puna nuk do të paraqitet mirë ku do të ketë debate të cilat duhet t’i shmangni. Ndoshta do të duhet të merrni një vendim të rendësishëm.

Gaforrja

Për beqarët do të jetë ditë e favorizuar për dashuri dhe raporte të reja. Kurse ata të cilët kanë partnerë do të kenë mundësi të marrin vendime të rëndësishme sa i përket martesës apo fëmijës. Edhe në punë do të keni mundësi për të fituar diçka më shumë.

Luani

Ditë mjaft e favorizuar për dashurinë në saje të ndikimit pozitiv të Hënës dhe Venusit. Por në çift mundohuni t’i shmangni debatet dhe tensionet. Nëse në punë jeni në ditë testimi, do të ja dilni mbanë.

Virgjëresha

E enjtja nuk do të jetë ditë e përshtatshme për të bërë debate në dashuri. Edhe pse krahasuar me ditët e kaluara, gjërat do të jenë më mirë. Në punë ka mundësi të jeni më nervoz.

Peshorja

Kjo ditë do të jetë shumë e mirë dhe interesante, sidomos nëse caktoni ndonjë takim apo mbrëmje. Ju të cilët jeni çift, duhet t’i shmangni konfliktet për gjëra të vogla. Në lidhje me punën, do të ju duhet të merreni me diçka nga e kaluara.

Akrepi

Sot do të ndjeheni shumë energjik dhe pozitiv, si dhe do të keni mundësi për takime mjaft të mira. Edhe puna do të jetë e favorizuar për të filluar dhe përfituar diçka të re.

Shigjetari

Me ndikimin e tranzit të Hënës, dita do të jetë mjaft e mirë në dashuri, edhe pse duhet pasur kujdes ndaj tradhëtisë. Në punë, ka mundësi që disa propozime tuaja të pranohen dhe të jeni pozitiv ndaj të ardhmes.

Bricjapi

Këtë ditë do të ju duhet të merrni disa vendime të rëndësishme dhe të bëni zgjidhje lidhur me ndjenjat në dashuri. Në punë do të keni dyshime në atë se çfarë jeni duke ber.

Ujori

Këtë periudhë gjëja më e rëndësishme do të jenë ndjenjat tuaja. Nëse do të bëni takime, atëherë do të jeni të favorizuar. Punën do ta bëni me shumë vullnet dhe do të keni mundësi për të realizuar shumë gjëra. Megjithatë do të keni nevojë për pak menaxhim në financat tuaja.

Peshqit

Sot do të ndjeheni të fortë sidomos në dashuri. Nëse do të ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm në lidhje me çift, atëherë ky është momenti. Kurse në punë, do të ju duhet të mendoni dy herë në lidhje me propozimet e reja. Edhe të vetëpunësuarit do të keni ditë pozitive dhe ide të reja në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *