SHOWBIZ

Me fjalor të ashpër dhe ofendues, Morena Taraku reagon ndaj videos së rreme që po shpërndahet në emër të saj

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, tregohet gjithmonë ekspresive kur në pyetje është cenimi i privatësisë ose identitetit të saj.

Së fundmi, ajo si rrallë herë ka reaguar publikist në lidhje me një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga disa persona, ku thuhej se personazhi në këtë video është modelja bukuroshe me prejardhje nga Peja.

Mirëpo këtë fakt, Morena nuk ka mundur ta durojë dhe ka vendosur që një pjesë të videos në fjalë ta publikojë në InstaStory, teksa në mbishkrimin e saj nuk i ka kursyer fjalët e ndyra për personat që po propagandojnë në emër të saj.

“S’ka askush në këtë botë që posedon video të miat e as fotografi të miat se s’jam në këtë nivel”, citon ndër të tjerash modelja e njohur.


Ajo shkon edhe më larg, duke mos u kursyer fare në terminologji, teksa thotë se kjo ndodh kur fenomeni i të përdalëve është në rritje .

“S’keni faj ju, se më shumë është rritur numri i bushtrave se dëshmorëve në Kosovës, pisa”, ka përfunduar shkrimin e saj Morena.

Këngëtarja dhe modelja përndryshe ka qenë e përfolur shumë muajve të fundit në lidhje me jetën e saj private, por që reagimet e tilla të ashpra i ka pasur të rralla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *