HOROSKOPI

Luani / Horoskopi Vjetor 2020: Dashuria, Shëndeti, Paraja dhe Këshilla Mujore

Ndryshime dramatike gjatë 2020-ës në miqësitë, aleancat e rëndësishme dhe qëllimet që i keni vënë vetes.

Ku vit do të sjellë fytyra të reja, së bashku me ide dhe mendime të reja. Eklipsi i plotë i diellit në dhjetor sjell energji pozitive duke ju ndihmuar t’i vini në punë idetë dhe mendimet në favorin tuaj.

Ky vit sjell mundësi të arta për ata që kanë menduar të bëjnë një investim madhor, si blerja e një shtëpie, për arsye se në këtë drejtim gjërat kanë qenë pak të ngadalta në të kaluarën.

Lajme të mira gjithashut edhe për ata që presin një punë të re, promovim apo shkollim.

Dashuria

Lidhjet romantike janë thuajse të pa evitueshme gjatë këtij viti. Shumë prej jush të shenjës së Luanit do të hidhni hapa të rëndësishëm në lidhjen dashurore.

Ky vit është një nga vitet më aktivë të 6 viteve të fundit. Shumë prej jush do t’i japin fund një marrëdhënieje joproduktive.

Këtë vit, do të nxirrni mësime emocionale, spirituale dhe romantike. Lidhja juaj aktuale do t’ju ofrojë një nivel të ri pasioni dhe mirëkuptimi.

Nga fundi i muajit prill do të merrni një sërë propozimesh romantike. Jini të vetëdijshëm edhe ndaj shoqërive që rrethojnë këto situata.

Shmangni vendimet e rëndësishme emocionale deri në fund të muajit gusht. Do t’ju nevojitet kohë ekstra për të zgjidhur disa probleme familjare.

Mes qershorit dhe mesit të shtatorit kushtojini vëmendje pronave. Marrëveshje të rëndësishme financiare pritet të funksionojnë në favorin tuaj. Një vit plot aventura, mos u stepni nga mosmarrëveshjet për të ardhurat apo ndryshimet afat-shkurtra.

Shëndeti

Në përgjithësi ky vit do të jetë plot energji që do t’i shpenzoni në të mirë tuajën. Ndoshta prisni shumë më tepër nga vetja…ose është koha të bëni disa ndryshime në jetën tuaj, ndryshime që kanë nevojë për kohë.

Por edhe pse ky vit duket tepër i pozitiv, për shkak se jeni të mbushur plot entuziazm, ndoshta të t’ju duhet të rregulloni disa gjëra, përshembull, të seleksiononi rrethin tuaj miqësor.

Kështu që përgatituni mentalisht për turbulenca, e për sa i përket shëndetit fizik, asgjë serioze nuk duket në horizont.

Sidoqoftë, për shkak të ritmit të shpejtë të jetës, nuk duhet të neglizhoni trupin tuaj, takimet me doktorin, checkup apo adoptimi i një mënyre jetese të balancuar do t’ju bënin mirë.

Terapitë alternative për t’u relaksuar si SPA, masazh apo edhe joga do të ishin një zgjidhje e mirë.

Paraja dhe karriera

Disa mundësi të mira do të vijnë, aq sa nuk mund t’i humbisni por gjithsesi duhet t’i skanoni qartë. Jo të gjitha mund t’i përmbushni njëherazi.

Mos u mbështesni më në metodat e vjetra për të menaxhuar asetet apo investimet, pasi në të ardhmen nëse nuk përmbushin më nevojat tuaja, duhet të gjeni rrugë të reja.

Partneri/ja mund t’ju vijë në ndihmë në disa raste, por duhet të zgjidhni kohën e duhur për të kërkuar ndihmë, apo rrugën e gjatë për të ecur i/e vetëm.

Gjatë fundit të vitit do të ndjeni nevojën për të rritur komfortin tuaj personal, shpenzoni por jo pa limit. Pasi po në fund të 2020-ës parashikohet të merrni një shpërblim të madh nga puna juaj.

Këshillat:

Janar: Ndryshim i punës, apo ndoshta edhe një punë në distancë

Shkurt: Do të zgjidhni shumë tensione të së shkuarës dhe do vendosni sërish harmoni

Mars: Fokusohuni te shëndeti dhe shmangni mbingarkesat

Prill: Kujdes me financat, mos shpenzoni pa kriter

Maj: Muaji i relaksit, stresi do të zhduket si me magji

Qershor: Në sektorin profesional, mos merrni vendime impulsive për të cilat mund të pendoheni më pas

Korrik: Disa të shenjës së Luanit mund të bëjnë shpenzime të mëdha, ndërsa të tjerët do të marrin sasi të mëdha parash, ndoshta edhe trashëgimi

Gusht: Lidhje e re për Luanin single, nëse jeni në një marrëdhënie, nuk përjashtohet propozimi për martesë

Shtator: Do të fokusoheni në gjetjen e një pune të re, apo te biznesi juaj

Tetor: Një moment i duhur të rindizni zjarrin e pasionit në çift

Nëntor: Koha të nisni një dietë, ushtrime fizike apo çfarëdo që ju relakson

Dhjetor: Momenti të shpenzoni më shumë kohë me familjen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *