HOROSKOPI

LUANI- Horoskopi Dhjetor 2019

Puna: Puna do të lulëzojë në periudhën e ardhshme dhe tani është momenti i duhur që të jepni prova. Kur të gjithë pushojnë, ju do të detyroheni të përpiqeni si kurrë më parë dhe do të siguroni vendin tuaj. Tani nuk është koha të filloni projekte të reja, duhet të fokusoheni dhe të përfundoni çdo gjë që keni filluar. Deri në fund të vitit do të keni rastin të kurseni para, sepse do të keni fitime nga të gjitha anët. Ato para është më së miri t’i përdorni për udhëtime, sepse juve, më së shumti do t’ju jetë i domosdoshëm pushimi, së paku disa ditë. Mos ua tregoni të gjithëve planet tuaja, sepse dikush mund t’i përdor kundër jush. Do të jetë mirë që më parë të organizoni veprimet afariste në dhjetor, në mënyrë që të arrini të përfundoni çdo gjë që keni premtuar. Shëndeti: Shëndeti nuk është edhe aq i mirë. Filloni të merrni vitamina dhe forconi imunitetin tuaj.

Dashuria: Luanët e zënë kanë dëshirë të madhe që të organizojnë më mirë kohën e tyre dhe t’i harmonizojnë të gjitha obligimet dhe momentet dashurore me partnerin. Ky muaj do të jetë goxha aktiv, andaj do të jetë e vështirë t’i harmonizoni çdo gjë që keni dëshiruar. Do të jeni nën tension, andaj përpiquni që energjinë negative të mos e kaloni dhe në familje. Keni nevojë për pushim dhe për më shumë kujdes, takime dhe ngjarje të bukura, mirëpo për këto patjetër duhet të prisni edhe pak. Partneri ju kupton dhe do të arrini që bashkë t’i zgjidhni të gjitha problemet që ju kanë kapluar. Luanët e lirë kanë rastin të shkëlqejnë dhe para të gjithëve të tregohen në formën më të mirë. Jeni të gatshëm për romancë të re, mirëpo ende nuk jeni të gatshëm që tërësisht të krijoni lidhje. Ende do të kënaqeni me jetën pa obligime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *