SPORT

Kumbulla, talenti që i ka bërë të gjithë për vete – si e refuzoi Juventusin?

As vet nuk e ka imagjinuar se që në këtë moshë të re, pak muaj pas debutimit në Serie A, do të rrëmbejë zemrat e të gjithëve, por puna dhe përkushtimi e kanë shpërblyer atë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, për të cilin janë duke luftuar shumë klube.

Gjatë ditës së hëne, ‘Corriere Dello Sport’ ka dhënë lajmin e padëgjuar më parë “Kumbulla e ka refuzuar njëherë Juventusin”.

 Sipas ‘Corriere Dello Sport’ që qëndron shumë afër klubeve të kryeqytetit italian shkruan se 2 vite mw parw, babai i djaloshit shqiptar refuzoi një ofertë nga Juventusi për djalin e tij me Fabio Paraticin që tentoi ta transferonte te bardhezinjtë, pasi preferoi që Marashi të vazhdonte të rritej si futbollist në rradhët e Hellas Veronës dhe mesa duket zgjedhja e të atit të Kumbullës ka qenë e drejtë pasi djali i tij pas vetëm një sezoni në Serie A si titullar ka përfunduar në radarët e disa klubeve të rëndësishme.

Në Itali janë Interi dhe Lazio që qëndrojnë në radhë të parë për 20-vjeçarin me Igli Taren që kërkon të mposhtë konkurrencën e zikaltrve, pasi Napoli është tërhequr së fundmi nga gara pas refuzimit që mori nga futbollisti.

Në Gjermani Kumbulla pëlqehet shumë nga Borussia e Dortmundit, ndërsa në Premier Leaguen angleze e kërkon Chelsea.

Dëshira e talentit shqiptar është të transferohet te Interi, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në verë.

E sigurt është që Kumbulla do të largohet nga Verona. Vlera e tij në merkato pavarsisht krizës nga COVID-19, varion nga 20 deri në 25 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *