LAJME

Krasniqi: PDK-ja voton pro mocionit të mosbesimit, ky është akt i vetë-dorëzimit të Kryeministrit dhe Qeverisë

Në Kuvendin e Kosovës, po mbahet seanca plenare për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, të inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në këtë seancë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se ky koalicion e ka dëshmuar papërgjegjësinë e vet, me kohën e gjatë që ka marrë për formimin e koalicionit dhe institucioneve.

Krasniqi tha se kryeministri Albin Kurti e ka vulosur vet fatin politik dhe këtë e cilësoi si një akt vetdorëzimi para përgjegjësive.

“Partia Demokratike e Kosovës do të votojë pro mocionit të mosbesimit, jo vetëm sepse është në krye të opozitës dhe përshkrimi i natyrshëm i punës së çdo opozite të një vendi demokratik është që t’ia shkurtoj sa më shumë jetën qeverisë, por edhe sepse me të vërtetë kjo ka qenë qeveria më e paaftë e historisë së demokracisë së Kosovës dhe meriton të ikë sa më shpejtë”, tha Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *