SPORT

Kloppi e konfirmon: Liverpooli s’do të transferojë mbrojtës në janar

Jurgen Kloppi i ka mohuar pretendimet se ai mund të tundohet për ta transferuar edhe një tjetër mbrojtës në Liverpool gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që trajneri gjerman beson se skuadra e tij është e pajisur mirë në atë repart.

Liverpooli, ashtu si rivalët në garën për titullin e Premierligës, janë dëmtuar nga disa lëndime të lojtarëve gjatë këtij sezoni. Joel Matip e ka pësuar një lëndim të rëndë, ndërsa Dejan Lovren u detyrua ta lë në gjysmë fitoren 3:0 kundër Bournemouthit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, kroati është përfshirë në skuadrën e Kloppit për përballjen e Ligës së Kampionëve me Red Bull Salzburgun dhe ai do të jetë i gatshëm të inkuadrohet në lojë nëse Kloppit i nevojitet ai.

Me këtë gjë në mendje, Klopp e ka bërë të qartë se Liverpooli nuk sheh asnjë nevojë që të bëhen investime të tjera për repartin e mbrojtjes, kur të hapet afati kalimtar i janarit.

“Si mund të kesh mungesë të qendërmbrojtësve kur i ke katër qendërmbrojtës, si dhe Fabinhon? Vetëm Fabinho është i lënduar, Matipi është i lënduar dhe Dejan Lovren e pati një problem, po”.

“Ne nuk do të transferojmë tjetër qendërmbrojtës për shkak të lëndimeve  – bota jashtë neve mendon se ne kemi mungesë dhe se na duhet dikush, por pastaj ne do t’i kishin gjashtë qendërmbrojtës dhe kjo s’do të kishte kuptim”.

“Ty të duhet cilësia në skuadër. Nuk mund ta blesh dikë vetëm sa për ta blerë dikë. Unë jam dikush, jam i gjatë, s’jam i shpejtë, por të paktën dukem si qendërmbrojtës”.

“Por, jam plotësisht i shqetësuar për lëndimet, por Lovreni s’është i lënduar. Ai pati gërrqe dhe ishte momenti për ta nxjerrë nga loja, por gjithçka është mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *