SPORT

Klopp sqaron pse e zëvendësoi Manen aq herët në humbjen kundër Atleticos

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka sqaruar pse vendosi ta zëvendësojë Sadio Manen pas vetëm 45 minutave lojë në humbjen me rezultat 1:0 kundër Atletico Madridit, në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Një gol i shënuar nga Saul Niguez në minutën e katërt u dëshmua të ketë qenë e mjaftueshme për vendasit për ta marrë një fitore të paharrueshme, përderisa trajneri Jurgen Klopp e nxori njërin ndër yjet e skuadrës së tij nga loja pas pjesës së parë, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse e shënoi golin e fitores në ndeshjen e së shtunës në Premierligë kundër Norwichit, Mane u zëvendësua nga Divock Origi pas një pjese të parë zhgënjyese që e la trajnerin gjerman të detyruar për ta bërë ndonjë ndryshim.

“Ata [lojtarët e Atleticos] e kishin cak Manen, kjo ishte e qartë. Ata dëshironin të siguroheshin që ai ta merrte një karton të verdhë”, tha Klopp pas ndeshjes, në një intervistë të dhënë për BT Sport.

“Ishte vetëm pjesa e parë e ndeshjes, mirëpo ti duhet të jesh shumë i fortë si gjyqtar në një ndeshje me atmosferë të tillë. Në 30 minutat e parë të lojës, tre lojtarë të Atleticos u rrëzuan në tokë dhe nuk e di pse e bënë këtë”.

“Askush s’ka faj. Unë jam në rregull. Po humbim 1:0 dhe e kemi pushimin më të gjatë [deri në ndeshjen kthyese] dhe do ta përdorim këtë”.

“S’ishim mjaftueshëm të mirë në fazën e sulmit. Ata u mbrojtën me gjithçka nga vetja – mbrojtja e tyre në zonë ishte e mrekullueshme. Kur je duke humbur 1:0 kundër një skuadre që dëshiron vetëm rezultate të tilla… 0:0 do të kishte qenë rezultat i mirë për ta”.

Liverpooli nuk arriti ta regjistrojë asnjë goditje brenda kuadratit të portës për të dytën herë në 251 ndeshjet me Kloppin si trajner, përderisa Atletico dhe trajneri Simeone morën lëvdata të mëdha për mbrojtjen e organizuar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *