SHOWBIZ

Kim tregon se sezoni i 18 i emisionit të saj është xhiruar ndaras shkaku i koronavirusit

Kim Kardashian ka treguar se sezoni i fundit, i 18-të, i emisionit Keeping Up With The Kardashians, për shkak se ajo dhe motrat e saj janë në karantinë, është xhiruar ndaras

Ajo është paraqitur në episodin e së hënës “The Tonight Show: At Home Edition”, që prezantohet nga Jimmy Fallon.

Gjatë intervistës së saj, Kim Kardashian ka treguar se i tërë sezoni 18 i KUËTK është xhiruar, në përjashtim të episodit të fundit, i cili do të xhirohet individualisht nga anëtarët e emisionit për shkak se ata të gjithë janë në karantinë.

“Do të jetë me ne në karantinë, i xhiruar ndaras nga vet ne”, ka thënë ndërmarrësja dhe ylli amerikan.

“Kështu që ne vet i kemi instaluar tripodët dhe iPhone tonë dhe episodi i fundit do të jetë  nga karantina”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *