SHOWBIZ

Kim Kardashian arrin 170 milionë ndjekës në Instagram, falënderon fansat përmes fotografive atraktive

Super ylli me famë botërore, Kim Kardashian, është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetin social Instagram në mbarë globin.

Ajo sot (e mërkurë) ka arritur shifrën e 170 milionë ndjekësve në rrjetin social Instagram.

Për të falënderuar fansat e saj, Kim vendosi që të publikojë disa fotografi mjaft atraktive.

Ajo kishte veshur një fustan me disa ngjyra, ku ndër to dominonte ngjyra e gjelbër, teksa vinte në pah linjat e saj atraktive trupore.

“170 milionë! Wow, ju dua juve dejma të gjithëve kaq shumë”, shkroi Kardashian në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Përndryshe, ajo po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj në Los Angeles bashkë me burrin e saj, reperin Kanye West dhe katër fëmijët e saj. 

View this post on Instagram

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *