SHOWBIZ

Kërcënon Arta Nitaj: Për 10 minuta ua prishi rehatinë për krejt jetën

Arta Nitaj ka bërë reagimin e ashpër pas lajmeve se është shoqëruese e mysafirëve në një klub në Dubai.

Arta Nitaj ka ardhur me një reagim të ashpër pas lajmeve që kanë qarkulluar për qëndrimin dhe ‘punën’ e saj në Dubai.

Një klub në Dubai, i quajtur “Billionaire Mansion”, në dhjetor të vitit të kaluar përmes faqes “Thelist” në Instagram, kanë promovuar klubin e tyre me imazhin e Nitajt.

Pas raportimeve se ajo është shoqëruese e mysafirëve në këtë klub, Arta Nitaj reagoi duke e mohuar një gjë të tillë.

Ajo që bie në sy në këtë reagim është kërcënimi i saj kundrejt atyre që sipas saj kanë inate personale me të dhe shkruajnë për të lajme të tilla.

“Portalet ne fjale kan me u padit keq ndersa njerzit qe kan inate personale nuk mvyn ma shume se 10 min mi jau prish rehatin per krejt jeten.”, ka shkruar ajo ndër të tjera në reagimin e saj.

Ky është një kërcënim i drejtpërdrejt nga bukuroshja, e nuk dihet akoma se kujt konkretisht i është adresuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *