LAJME

Kadri Veseli: Duhet qeveri e re, PDK-ja mbetet në opozitë

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur pas takimit që pati me presidentin e vendit Hashim Thaçi.

Para mediave, shefi i PDK-së tha se kërkojnë që të mbrohet Kushtetuta dhe vullneti i qytetarëve, derisa janë për krijimin e një qeverie të re.

Sipas Veselit, është hipokrizi që në këtë kohë pandemie të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe të rrezikohen qytetarët.

“Ajo të cilën e kërkojmë është të respektohet Kushtetuta dhe të mbrohet vullneti i qytetarëve. Të kihet parasysh pandemia, nuk e dijmë kur do të përfundojë kjo çështje, është hipokrizi të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme që të rrezikohen qytetarët”, ka thënë ai.

Kreu i PDK-së ka bërë të ditur se edhe me krijimin e qeverisë së re, partia në të cilën ai udhëheq do të mbetet në opozitë.

“PDK-ja e ka pozicionin e qartë, do të jemi opozitë dhe do ta respektojmë Kushtetutën”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *