SHOWBIZ

Ja si është një natë izolimi për moderatoren Arbana Osmani,e veshur dhe e kuruar deri ne ……

Teksa të prekurit nga Covid-19 po rriten dita ditës në Shqipëri, vendi është izoluar dhe thuajse çdokush është mbyllur në shtëpinë e tij për t’i shpëtuar epidemisë

Dhe në lidhje me këtë të gjithë njerëzit janë duke krijuar forma nga më të ndryshmet për t’u argëtuar dhe kaluar mirë.Së fundmi ka qenë moderatorja e njohur, Arbana e cila ka zbuluar me anë të disa postimeve se si do ta kalonte mbrëmjen e djeshme.Ajo ka ndarë disa foto në ‘Instastory’ ku shfaqet e kuruar deri në detaje, e veshur me një kostum të zi dhe takat në ngjyrë të kuqe, duke treguar se do të darkojë në shtëpi me më të dashurin e saj, Eduartin, i cili është kujdesur të gatuajë.

“Nata e takimit, në shtëpi sigurisht”, ka shkruar Osmani krah fotos ku ka pozuar përpara pasqyrës.

Pra nëse jeni në pikëpyetje se si t’i kaloni mbrëmjet e fundjavës , ndonëse nuk mund të lëvizni nga shtëpia, Arbana sapo ju dha një sugjerim të gjithëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *