HOROSKOPI

Ja çfarë pritet t’ju ndodhë 6 shenjave të para të horoskopit

DASHI:
Të lindurit në shenjën e Dashit duhet të kuptojnë që jo gjithmonë gjërat shkojnë siç duan ata, ndaj ju këshillojmë të lini mënjanë krenarinë e sëmurë dhe të pranoni ndihmën e njerëzve që keni afër. Të kërkosh një mendim ose një këshillë ndryshe nuk është diçka për të patur turp.

DEMI:
Në qoftë se keni dëshirë për të ndërruar vend pune ose për t’u shpërngulur gjetkë, ky është momenti i duhur për t’i vënë gjërat në vijë. Fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit paraqiten mjaft të mbarë për Demat, të cilët ndryshe nga një vit më parë ndihen më të rritur dhe më të përgjegjshëm për jetën e tyre. Nuk do t’ju mungojë për asnjë moment dashuria dhe mbështetja e njerëzve të dashur, ndaj do të jetë e lehtë për ju të ecni përpara.

BINJAKËT:

Është e vërtetë që Binjakët janë në përgjithësi të dyzuar, por me Hënën e re në krahun e tyre gjërat bëhen akoma më të lehta sidomos për të gjithë ata që janë në hapat e parë të një biznesi, lidhjeje dashurie apo pune të re. Në ndryshim nga Demi që duhet të vendosë tani për ndryshime të rëndësishme në jetën e tij, Binjakët duhet të presin 10-ditshin e dytë të shkurtit për gjëra serioze.

GAFORRJA:
Edhe pse në pamje të parë duket se Gaforrja është një shenjë e dobët (ju kujtojmë se të lindurit në datat 22 qershor-22 korrik janë shumë të ndjeshëm), në fakt është krejt e kundërta. Keni aq shumë forcë brenda vetes, sa vetëm ata që ju kanë afër mund ta vënë re. Gjatë këtyre ditëve do të përballeni me një problem të madh në çift, të cilin do ta përballoni me shumë qetësi dhe maturi.

LUANI:
Luani bën mirë të përgatitet shpirtërisht pasi ditët e para të nëntorit nuk paraqitet aspak të lehta, sidomos në lidhjet në çift. Të gjithë ata që kanë marrëdhënie në distancë duhet të kenë shumë durim pasi gjërat mund t’ju kthehen kundër, sidomos nëse partneri është i zhgënjyer nga sjellja juaj së fundmi. Mos u nxitoni.

VIRGJËRESHA:
As për Virgjëreshën gjërat nuk paraqiten aspak të lehta, sidomos në ambientin e punës. Ndiheni të stresuar pasi nuk po ju jepet mundësia të bëni atë që doni dhe këtë e shfaqni pothuaj tek kudo. Mos u shqetësoni, nuk ka vetëm re të zeza për ju. Fillimi i shkurtit pritet të jetë shumë i mbarë dhe plot emocione, e mbi të gjitha do t’ju ofrojë qetësinë e duhur për t’ia dalë mbanë në çdo hap që hidhni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *