LAJME

Ismaili pas vizitës në Qendrën e Studentëve: Kemi ardhur që ta ç’karantinojmë transparencën

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka vizituar sot qytetarët të cilët po qëndrojnë në karantinë në Qendrën e Studentëve.

Nënkryetarja e këtij komisioni, Besa Ismaili tha se qëllimi i kësaj vizite ishte për të parë gjendjen e qytetarëve të cilët janë në karantinë.

“Kemi ardhur këtu ne karantinë për të parë gjendjen e qytetarëve tanë, të marrim edhe anën e tyre të tregimit e jo vetëm ato që ne i kmei gjatë konferencave për shtyp nga institucionet”, tha Ismaili.

Ajo përmendi edhe rastin tragjik të Agon Musliut që ndodhi javën e kaluar, duke mos dashur të japë detaje për gjendjen që kanë parë si komision, pasi sipas Ismailit do të mblidhen informata edhe pas vizitave që do t’i kenë në institucione burgje e në ministrinë e Shëndetësisë.

“Rasti tragjik i Agon Musliut na bënë që ne në këto ambiente të qëndrojmë me dhimbje të madhe dhe të mundohemi që të kuptojmë në tëri të gjitha rrethanat që kanë quar deri tek një situatë e tillë. Do të kërkojmë përgjegjësi qysh e parasheh ligji. Do të kemi vizita edhe në burgje e Kosovës në shtabin e krizës dhe ministrinë e Shëndetësisë. Kjo do të shpaloset nga ana jone kur t’i kemi të gjitha këndvështrimet.  Arsyeja pse ne sot jemi këtu dhe do të jemi edhe në instanca të tjera duke përcjellur gjithë zinxhirin dhe hierarkinë komanduese, është se ne duam që të ç’karantinojmë në kuptim të transparencës gjitha karantinat dhe pikat që kanë funksionuar si qendra për preventiv dhe mbrojtje ndaj COVID-19”, shoti Ismaili.

Ismaili theksoi se trajtimi i barabartë i qytetarëve është obligim kushtetues, dhe se sot janë këtu për ta mbikëqyrur se kjo ka ndodhur.

blob:https://www.facebook.com/b790f457-50b9-48bb-a3b0-8432551a6c3d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *