SHOWBIZ

Ish i dashuri shpall datën e martesës, Enca Haxhia e ngacmon publikisht: Po përpiqet të më bëjë xheloz…s’mund ta besoj

Prej katër vitesh të ndarë, Enca Haxhia merr vesh lajmin se ish i dashuri i saj do të martohet. Ai e ka njoftuar këtë lajm në rrjetin social Facebook, dhe këngëtarja ka treguar se këto janë përpjekjet e tij për ta bërë xheloz.

Me tone provokuese, Enca i drejtohet ishit të saj, duke treguar se habitet se si, edhe pse kanë kaluar katër vjet, ai ende përpiqet t’i bjerë në sy.

“Ishi im sapo postoi në Facebook që po martohet. Nuk mund ta besoj që ai përpiqet ende të më bëjë xheloz edhe pas katër vjetësh”,- shprehet Enca në videon e postuar në rrjete sociale.

Këngëtarja ka deklaruar publikisht se është single, dhe nuk e ka gjetur ende mashkullin që i plotëson të gjitha kushtet për ta bërë të lumtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *