SPORT

Interi shpreson t’i mbledhë mbi 130 milionë euro nga shitja e lojtarëve të huazuar

Klubi i madh italian, Interi ka një plan të qartë për të mbledhur fonde, të cilat do të përdoreshin në afatin kalimtar të verës.

Nerazzurrët janë njëri nga klubet me më shumë lojtarë të huazuar në skuadrat tjera, në liga të ndryshme.

Disa nga lojtarët e huazuar kanë bartur peshën kryesore të ekipit në vitet e fundit dhe kanë vlerë të lartë në tregun e transferimeve.


Sipas mediumit italian Calciomercato, Interi mund të shesë të gjithë lojtarët që janë aktualisht në huazim për të mbledhur mbi 130 milionë euro.

Këto para thuhet se do të shfrytëzoheshin për blerje të reja në afatin e ardhshëm kalimtar.

Mauro Icardi, Ivan Perisic, Joao Mario, Radja Nainggolan dhe Valentino Lazaro të gjithë pritet të largohen përfundimisht nga Giuseppe Meazza.

Icardi thuhet se vlerësohet 70 milionë euro, Perisic (20 milionë euro), Lazaro (25 milionë euro) dhe Mario në 18 milionë euro. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *