LAJME

Hyn në fuqi qarkullim i kufizuar i automjeteve në Shqipëri

Të hënën qarkullimi i automjeteve në Tiranë do të jetë i kufizuar.

Duke nisur nga mesnata e sotme deri në orën 8 të mëngjesit të gjitha automjetet mund të qarkullojnë lirshëm.  Pas kësaj ore qeveria ka marrë vendimin që të ndërpresë qarkullimin.

Nga një vëzhgim i Ora News rezulton se qarkullimi i automjeteve është ulur ndjeshëm.

Më pas qarkullimi do të rihapet përsëri në orën 16:00 deri në orën 17:00. Kjo bëhet në kuadër të masave të marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

 “Qarkullimi i automjeteve që nuk janë pjesë e shërbimeve shtetërore në lëvizje apo shërbimeve private që e kanë të domosdoshme lëvizjen, do të jetë e ndaluar rreptësisht për çdo automjet tjetër jashtë fashave të lejuara për vajtja/ardhje në punë”, tha  Rama dy ditë më parë.

Kryeministri ka deklaruar se kush shek rregullat e këtij regjimi do të ndëshkohet me heqjen e patentës së drejtimit për 3 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *